Thaçi e Vucic takohen sot në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tashma gjendet në Bruksel ku pritet me u takue me homologun e tij serb Aleksandar Vucic.

Takimi mbahet në vazhdën e bisedimeve për normalizimin e marrëdhanieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi këtë e ka ba të ditun me anë të nji postimi në Twitter, tue thanë se ka me qenë nji takim i vështirë me homologun e Serbisë, por asht e domosdoshme për me arritë marrëveshjen përfundimtare dhe gjithëpërfshimëse ligjore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai po ashtu bani të ditur se vetëm kjo kishte me hapë perspektivën e BE’s për vendet tona dhe ka me sigurue anëtarësimin në Kombet e Bashkueme për Kosovën.

Shperndaje në: