A mbesin miq Franca dhe Britani mbas Brexit?

Britania e Madhe dhe Franca kanë me mbetë mike të mira për dekada edhe mbas Brexit, thotë Sekretari i Jashtëm Jeremy Hunt.

Ai në nji konferencë në Paris lavdoi jashtëzakonisht shumë marrëdhanien midis kanaleve tue fillue që nga konkurrenca, bashkëpunimi, ngjashmënia dhe ndryshimet.

Zyrtarët thanë se vizita kishte për qëllim me tregue se miqësia mes dy kombeve asht ma e madhe se Brexit.

Brexit asht kthy përsëri në valë debatesh të zjarrta ku po lobohet fuqishëm mbrenda Britanisë së Madhe mos me dalë nga Bashkimi Europian.

Së fundmi nji nismë me  biznise të fuqishme ka lobue kundër Brexit, nji nismë që ka nji përkrahje të madhe edhe nga qytetarët.

Edhe vetë BE ka me ndryshue politikat e saj kundër Britanisë nëse Brexit ndodh.

Shperndaje në: