Real Madrid e shkatërron Plzen, shkëlqen Benzema

Real Madridi ka shënue fitore të thellë në udhëtim te Plzeni në Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” arkëtuen pikët e plota tue fitue 0-5.

Dy golla shënoi Karim Benzema në këtë takim, e nga nji goll shënuen Casemiro, Bale, e Kroos.

Reali tash asht lider në Grupin G me nëntë pikë, aq sa ka edhe Roma në vendin e dytë.

Derisa Plzeni ka vetëm nji pikë në vendin e fundit.

E të tretin e mban CSKA Moska me katër pikë.

Shperndaje në: