Mercedesi prezenton ‘bishën’ ma te re 4×4… luksoze dhe fantastike (foto)

Mercedes-Benz “GLC Coupe” asht nji kombinim luksoz i SUV-it 4×4 me kerret sportive.

Varianti me parametrat ma të nalta nga modelet “GLC” asht “Mercedes-AMG GLC 63 S Coupe”.

Ky kerr ka nji motor 4.0 litra, biturbo V8, që jep plot 503 kuej fuqi.

Simbas Mercedesit, “GLC 63 S Coupe” mundet me arritë 100 kilometra për 3.8 sekonda, dhe shpejtësia maksimale e cila mundet me arritë asht 280 kilometra.

Konsumi i karburantit asht 11.7 litra për 100 kilometra.

Çmimi bazë për versionin GLC 300 Coupe të vitit 2018 asht 47.300 dollarë, për GLC 63 S Coupe asht $80,750.

Makinat e kombinueme midis SUV dhe sportive kanë nis në vitin 2008, me “BMW X6”.

Si përgjigje, Benzi solli një “GLC Coupe” për me luftue “X6”’tën.

“GLC Coupe” e vitit 2018, bazohet te modeli që ka dalë në treg në vitin 2016.

Por ky asht versioni i vitit 2018, me pamje edhe ma agresive.

Shperndaje në: