Fitorja i reagon Shpendit: E ke tregue etjen për pushtet!

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka reague mbas shkarkimit të dy drejtorëve të këtij subjekti nga kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Përmes nji postimi në Facebook, Pacolli asht shpreh se të gjithë këta drejtorë kanë krye punët e tyne në mënyrën ma të mirë në dikasteret përkatëse.

Postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Arbeni, Nora dhe Ylli nga dita e parë e punës së tyre në Komunë i kanë shërbyer vetëm dhe vetëm qytetarëve.

Arbeni ka reformuar komplet sistemin e shëndetësisë në nivelin lokal duke i mundësuar të gjithë qytetarëve pa dallim përkujdesje dhe shërbimet më të mira shëndetësore.

Nora ka reformuar tërësisht të gjitha shërbimet kadastrale në Komunën e Prishtinës dhe pavarësisht kërcënimeve e presioneve ka dërguar shumë lëndë në Drejtorinë për Krime të Rënda Ekonomike, të tjetërsimeve të pronave komunale që kanë ndodhur më parë. Nora gjatë gjithë kohë ka qenë gardiane e pronave publike.

Ylli që nga dita e parë ka bërë rifreskimin e kulturës në Prishtinë duke realizuar shumë projekte në mesin e tyre edhe sjelljen e bienales së artit Manifesta në Prishtinë.

Arbenin, Norën dhe Yllin do t’i zëvendësoj me ekspertë të PDKsë. PDK e cila asnjëherë nuk arriti të fitoj hise në qeverisjen lokale me përkrahje nga qytetarët e Prishtinës sot po ia mundëson Shpend Ahmeti.

Shpendi ka treguar edhe më herët por sot e ka treguar etjen e tij të pa shuar për pushtet.

Shperndaje në: