Kanceri i prostatës – Mësoni gjithçka

Kanceri i prostatës asht kanceri ma i shpeshtë te mashkujt. Në moshën 50 vjeç rreth 15% e prostatës përmban qeliza kanceroze dhe në moshën 80 vjeç 100% e prostatës ka qeliza kanceroze. Kanceri i prostatës asht përgjegjës për 0.5% të vdekjeve në çdo grupmoshë 60 vjeçare.

Futja në përdorimin e përditshëm të PSA (analizë gjaku që zblulon nivelin e nji antigjeni specifik për prostatën) ka ba të mundun rritjen e zbulimit të kancerit të prostatës në vitet 90.

Kanceri që zbulohet nga nji rritje e PSA apo nji nodusi të fortë gjatë egzaminimit rektal prostatik quhet kancer klinik.

Simptomat

Shumica e tumoreve të prostatës nuk shkaktojnë asnji shqetësim dhe kjo për shkak të stadit të hershëm të tyne. Asht pikërisht depistimi me anë të PSA’s që i vnon në dokje këto tumore fillestare. Zakonisht kemi nji dritare kohore 2-vjeçare nga momenti i shfaqjes së tumorit për zbulimin dhe trajtimin e tij. Në 10% të rasteve kanceri zbulohet nga egzaminimi histo-patologjik i materialit të marrë mbas nji rezeksioni endoskopik të prostatës.

Në stadet e avancueme të kancerit të prostatës mundemi me pasë sheja si:
– Prostatizmi – kompresioni i uretrës jep sheja të njajta me ato të zmadhimit të prostatës.
-Obstruksioni rektal – në qoftë se tumori rrethon rektumin pacienti mundet me u ankue për konstipacion apo dalje jashtë hollshëm.
– Uremia apo anuria mekanike – Obstruksioni ureteral mundet me çue në hidro-uretër dhe hidronefrozë dhe nëse asht bilaterale në uremi dhe anuri mekanike.
– Dhimbje kockore – Në rastin e metastazave kockore pacienti mundet me pasë shpesh dhimbje në nivel të vertebrave lumbare, pelvis dhe femur. Këto munden me çue deri në fraktura patologjike dhe shtypje të medulës spinale.

Diagnoza

PSA dhe egzaminimi digital rektal duhet me u ba te të gjithë ata burra që janë mbi 45 vjeç dhe që kanë nji histori familjare për kancer prostate apo te ata burra të cilët e kanë PSA > 1 ng/ml në moshen 40 vjeç dhe > 2ng/ml në moshen 60 vjeç. Duhet thanë që depistimi masiv i popullsisë nuk asht ma i këshillueshëm, por po zbulohen metoda të reja të cilat arrijnë të gjejnë tumore agresive të prostates te pacientë të veçantë pa i shkaktue stres dhe harxhime ekonomike nji popullate të madhe.

Trajtimi i kancerit të prostatës mvaret nga personi i diagnostifikuem me këtë smundje që don me thanë të merret parasysh historia familjare, jetëgjatësia dhe stadi i smundjes (pra stad i lokalizuem apo metastatik). Në rastin e stadit të lokalizuem dhe tue e nda në grupe rreziku pacientin mundet me u propozue:

a) pritje (watchful waiting) ose ndjekje aktive
b) prostatektomi radikale që asht operacion për heqjen e të gjithë prostatës (në stadin kur mbas interventit nuk kemi kufij të prekun nga qelizat tumorale gjatë egzaminimit histologjik mund të themi që shnoshja e smundjes asht gati 100%).
c) Radioterapi
d) Kriokirurgjia
e) Trajtimi me terapi me ultratinguj me intensitet të naltë (ablaterm).

Shperndaje në: