Trump përplaset me gazetarin e CNN, ia ndalon hymjen në Shtëpinë e Bardhë (video)

Presidenti Trump mori hapin jashtëzakonisht të rrallë të pezullimit të kredencialeve të Jim Acosta, korrespondentit kryesor të Shtëpisë së Bardhë për CNN, të Mërkurën mbas nji përplasjeje të fortë verbale në nji konferencë shtypi gjatë ditës.

Gjatë nji sesioni të vrazhdë me gazetarë mbas zgjedhjeve afatmesme të së Martës, presidenti Trump u përplas me gazetarin. Shkëmbimi i tyne u përforcue kur z. Acosta sfidoi vazhdimisht presidentin për emnimin e nji karvani të emigrantëve të Amerikës Qendrore si nji pushtim.

Shperndaje në: