Befason Haradinaj, tregon se a e din çka kanë me bisedue Thaçi e Vucic në Bruksel

ramush haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thanë se nuk ka informacion se për çka do të bisedohet sot në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Takimi i Presidentit Thaçi me Vuçiqin është një agjendë ekzistuese e zonjës Mogherini. Nuk e di saktë se çfarë do të shtrohet në diskutim, kuptohet e është dialogu Kosovë – Serbi”, ka thanë Haradinaj në konferencë.

Haradinaj ka thanë se Kosova asht tregue korrekte në dialogun e Brukselit prandaj nuk do të ishte korrekte sikur mos të liberalizoheshin vizat.

“Ajo që më bën përshtypje është se meqënse dialogut po i jepet kaq rëndësi nga BE dhe palët tjera – ku Kosova mund të them se është treguar e aplikueshme – do të ishte shumë keq që nëse njërës palë në dialog, në këtë rast Kosovës dhe zotit Thaçi t’i thuhet hajde në dialog por qytetarët e tu nuk do të marrin liberalizimin”, ka shtue ai.

Shperndaje në: