Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për këta tre persona që dyshohen për vjedhje

Policia e Kosovës ka ripostue edhe njiherë komunikatën për tre persona që dyshohet se janë në arrati për disa raste të vjedhjeve dhe grabitjeve.

Referuar nevojës për ndihmë me informata nga publiku, me qëllim të lokalizimit të vendndodhjes së tre personave të dyshuar për raste të grabitjeve të armatosura kërkojmë përkrahjen tuaj me ripostimin e këtij informacioni”, thuhet në një komunikatë për media.

Kastriot Shala, Ridvan Ademi dhe Leutrim Latifi, siç njofton Policia, konsiderohen si persona me rrezikshmëni të naltë dhe aktualisht gjenden në arrati në përpjekje për t’iu shmangë arrestimit.

Shperndaje në: