Këto janë dy arsyet e takimit Thaçi-Vucic në Bruksel

Presidenti Hashim Thaçi si dhe homologu i tij Aleksandar Vucic, kanë me u takue sot në Bruksel në nji tryezë të organizueme nga zyrtarja e naltë e BE’s, Federica Mogherini.

Siç bajnë të ditun burime nga diplomacia kosovare për Metro,  janë dy arsye që i kanë mbledh dy presidentët në Bruksel.

Arsyeja e parë e takimit asht BE dhe Mogherini te cilët po dëshirojnë me nxjerrë nji agjendë dhe dinamikë kohore te negociatave Kosovë-Serbi.

Arsyeja e dytë këtij takimit, ka të bajë me përcaktimin e dialogut nga çashtjet teknike, që ishte nis në fillim, në fokusim për nxjerrjen e nji marrëveshje finale mes dy vendeve.

Deri tash asnjabi nga presidentët nuk kanë fol për agjendën zyrtare, mirëpo nga diplomacia bahet e ditun se ka me pasë takime të ndame si dhe takimi i përbashkët.

Mësohet se presidenti Thaçi ka me u takue në orën 18:00 me Federica Mogherinin, ndërkohë që nga ora 20:00 ka me u mbajt takimi i përbashkët Thaçi-Vucic-Mogherini.

Sidoqoftë, takimi në Bruksel po mbahet vetëm tri ditë para takimit të randësishëm në Paris, ku me ftesë të Presidentit francez, Emanuel Macron, ka me qenë edhe Presidenti Trump, Putin, Kancelarja gjermane Angela Merkel, si dhe Presidentët Thaçi e Vucic.

Shperndaje në: