Brnabic ju shkruen letër homologëve te saj për taksën doganore të Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic kërkoi në mbledhje e sotme të Qeverisë që teksti si ankesë për sjelljet e Kosovës me ju dërgue Kryeministrave prej të gjitha vendeve të botës.

Brnabic, ka kërkue qe përmes kësaj letre me vu në dukje vendimet dhe sjelljet e Kosovës që simbas saj po kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Simbas njoftimit për shtyp, Qeveria serbe dëshiron me tërheqë vëmendjen dhe me lajmërue vendet e tjera për shkeljet e Prishtinës ndaj të gjitha marrëveshjeve të arrituna.

“Me qëllim dhe drejtpërdrejt demolon atmosferën e dialogut”, asht shpreh Brnabic tue ju referue vendimeve të fundit të Kosovës për taksën e vendosun ndaj produkteve serbe.

Vlen me u theksue se së fundmi edhe Austria asht shpreh kundër taksës së vendosun nga Qeveria e Kosovës ndaj importit të produkteve serbe.

Shperndaje në: