Pezullohet nga puna zyrtari i diasporës, i arrestuem për ryshfet

Nji zyrtar i Ministrisë së Diasporës asht arrestue sot nga Policia e Kosovës i dyshuem për veprën penale ‘marrje ryshfeti’ dhe ‘përvetësim në detyrë’.

Menjiherë mbas marrjes së këtij lajmi, Ministria e Diasporës përmes nji komunikate për media ka ba të ditun se ka kërkue sqarim zyrtar nga Policia e Kosovës nëse bAhet fjalë për punëtorin P.M, raporton lajmi.net.

“Me datën 08.11.2018 , duke marrë për bazë sistemin e vijueshmërisë në punë të hyrje daljeve dhe shkrimeve të mediave elektronike në lidhje me arrestimin e dy personave të dyshuar për veprat penale “marrje ryshfeti”, dhënie ryshfeti dhe përvetësim në detyrë ka kërkuar sqarim zyrtar nga policia e Kosovës nëse i arrestuar është për punonjësin e saj P.M. , zyrtar në MDIS”, thuhet në komunikatë.

Si rezultat i informatës së dërgueme nga policia e Kosovës ku thuhet se bahet fjalë pikërisht për të dyshuemin P.M., zyrtar në Ministrinë e Diasporës, asht informue Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, dhe ka kërkue nga Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë me marrë masat e nevojshme konform legjislacionit në fuqi.

I njëjti është pezulluar nga puna nga Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Diasporës.

“Sekretarja e Përgjithshme e MDIS, bazuar në ligjet e aplkueshme ka marrë vendimin e menjëhershëm për pezullimin parandalues të zyrtarit P.M. nga detyrat si zyrtar në MDIS deri në vendimin përfundimtar të organeve”, përfundohet në njoftim.

Shperndaje në: