Fillon takimi Thaçi-Vucic në Bruksel

Mbas përfundimit të takimeve të ndame në Bruksel, sapo ka fillue takimi në mes të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vucic.

Para pak çastesh ka fillue takimi në mes të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vucic në Bruksel.

Ky takim i cili ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Naltë e Bashkimit Europian, Federica Mogherin’i asht i treti i ditës së sotme në kuadër të dialogut të nivelit të naltë Kosovë-Serbi.

Kujtojmë se ky dialog ka të bajë me arritjen e marrëveshjes ligjërisht të obligueshme për të dyja shtetet.

Shperndaje në: