PPE zgjedh konservatorin gjerman si kandidat për President të KE’s

Politikani konservator gjerman, Manfred Weber, ka fitue garën për me udhëheqë partitë e qendrës së djathtë të Bashkimit Europian në zgjedhjet kryesore të BE’s në Maj.

Weber u miratue të Ejten me 492 nga 619 vota të vlefshme në Kongresin e Partisë Popullore Europiane në Helsinki, përpara Kryeministrit finlandez Alexander Stubb, raporton AP.

Konservatori 46-vjeçar ka me qenë gjithashtu kandidati i PPE’s për me qenë Presidenti i ardhshëm i Komisionit Europian.

PPE asht grupi ma i fuqishëm në Parlamentin Europian.

Shperndaje në: