Kjo asht asht ‘Femna e Vitit 2018’ simbas Billboard (video)

Billboard ka shpall femnën e vitit për vitin 2018.

Selena Gomez nuk asht ma femna e vitit.

Ky asht verdikti i dhanë së fundmi nga Billboard, i cili ka shpall nji tjetër kangëtare si femnën e vitit 2018.

Selena gjatë këtij viti asht dasht me u përballë me shumë probleme, gja që ka ba që me ra nga froni, për me i lanë vendin Ariana Grandes, e cila kaloi nji periudhë shumë të suksesshme në 2018’tën.

Sikurse asht ba e ditun nga organizatorët, kangëtarja, e cila njihet edhe si tekstshkruese dhe aktore, ka me u nderue me çmimin e madh me 6 Dhetor.

Ariana Grande bashkohet me nji histori të ikonave që janë nderue ma parë si Selena Gomez, Madonna, Lady Gaga dhe Taylor Swift.

“Ariana Grande është një yll në kushtet e saj. Duke mos u përkulur kurrë në ndonjë trend apo rrugë të veçantë muzikore në industri”, thotë Ross Scarano.

“Sigurisht në bindjet e saj, ajo vazhdimisht qëndron për vete dhe vendimet e saj. Në një botë që shpesh nuk është mikpritëse për atë forcë në femrat e reja. Ajo ka guxim, ajo është duke bërë një pjesë të muzikës më të mirë të karrierës së saj. Dhe ajo absolutisht e meriton të jetë Femra Vitit”.

Shperndaje në: