Vucic del i ‘nervozuem’ mbas takimit me Thaçin në Bruksel!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, me nervozizëm u asht përgjigj pyetjeve të gazetarëve, mbas përfundimit të takimit me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi në Bruksel, në takimin që asht mbajt nën lehtësimin e Federica Mogherinit.

Vucic’i ka thanë se “Serbia është e hapur për dialog, por edhe pala tjetër duhet të respektojë marrëveshjet”.

Nji pjesë të madhe të diskutimit të tij, Vucic e ka orientue me kritika drejt vendimit të Qeverisë së Kosovës për me vnue taksë prej 10 përqind për mallnat që vijnë nga Serbia dhe Bosna.

“Çfarë janë në gjendje të respektojnë shqiptarët nëse nuk janë në gjendje të respektojnë marrëveshjet të cilat i kanë nënshkruar para 10 vjetësh”, ka thanë Vucic.

Shperndaje në: