Thaçi: Vucic pati diskurs agresiv dhe arrogant në takim!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka quejt takim jo të lehtë, takimin me Presidentin serb Aleksandar Vucic, të Ejten në Bruksel.

Simbas Thaçit, ky ishte takim i fazës finale të dialogut.

Ka thanë se “mbetet sfidë jo e lehtë e Kosovës me u ballafaque me palën serbe”.

Ai ka thanë se duhet që skena politike e Kosovës me u bashkue e me qenë pjesë e arritjes së nji marrëveshjeje gjithëpërfshimëse ligjërisht obliguese.

“Është mundësi e vogël për marrëveshje, por duhet të vazhdojmë. Diskursi ishte agresiv dhe arrogant nga Serbia dhe delegacioni serb. Diskursi jonë ishte i argumenteve dhe anës së drejtë për arritjen e një marrëveshjeje të balancuar”, ka thanë Thaçi ma tej.

Shperndaje në: