Flet Mogherini: Serbia e Kosova me shpejtue angazhimin e tyne ndaj dialogut

Frederica Mogherini ka prit në nji takim të dialogut të nivelit të naltë me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic.

Përfaqësuesja e Naltë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, njiherit edhe Zavendëspresidente e Komisionit Europian, Frederica Mogherini asht deklarue mbas takimit.

“Bashkimi Europian pret që Serbia dhe Kosova të shpejtojnë angazhimin e tyre ndaj dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë që ka dialogu me normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve dhe aspiratat e tyre për BE” u shpreh Mogherini në nji komunikatë për media mbas takimit.

Në diskutimet e saj me dy Presidentët, Mogherini theksoi nevojën që dy shtetet kanë për me sigurue nji mjedis të favorshëm për dialogun dhe të përmbahen nga fjalët, veprimet dhe masat që janë në kundërshtim me frymën e normalizimit të marrëdhanieve.

Shperndaje në: