Kambëngul Vucic: Dialogu vazhdon kur t’largohet vendimi për taksat!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka deklarue sot në Bruksel mbas takimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Federica Mogherini, se dialogu ka me vazhdue kur Prishtina ka me tërheqë vendimet e kundërligjshme.

“Askush prej nesh nuk do të shfaqet sërish këtu, derisa nuk i tërheqin vendimet e kundërligjshme”, ka shtue Vucic për mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Presidenti serb gjithashtu ka fol për formimin e Ushtrisë së Kosovës, që simbas tij diçka e tillë nuk mundet me ndodhë.

“Kam thënë se jam shumë i brengosur për këtë, dhe ua kam bërë të ditur se nuk do të ndodhë një gjë e tillë”, ka shtue para gazetarëve Vucic.

 

Shperndaje në: