Më vjen gjynah për veten, Shqipërinë, shqiptarët…sepse mjerisht, jemi në dorën tënde Blend Fevziu!

Blend Fevziu, ose kur mjerimi madheshtor derdhet ne eter!

Shkruan: Erl Kodra

Me meritë apo jo, tashmë ti je kthyer në një fenomen televiziv. Sepse pavarësisht dëshirës tonë, ti ke 20 vjet që na imponohesh dhunshëm, pa pikën e elegancës.

T’i ndajmë gjërat, stili yt është mediokër dhe i cekët, sepse ‘Opinion’-in tënd e ke kthyer në një kakofoni perfekte ku shkarkojnë emocionet deri në orgazëm Much Nano dhe Lorenc Vangjeli. Ndërsa komandon ritmin me shkop në dorë dhe u ndërpret fjalën të ftuarve, saktësisht në çastin kur fillojnë të ndërtojnë argumentet, ti e lejon Much Nanon të këputë bullshit-in e radhës.

 

Shumica e të ftuarve të tu janë krejt të lexueshëm, pa nxjerrë asnjë fjalë nga goja. Kaq larg ka shkuar kjo punë, sa shumë prej nesh nuk e shohin ‘Opinion’-in për analizat shterruese, ose për mendimet e vyera që thonë aty, ta zëmë Lorenc Vangjel Fluturaku, por për zhurmën, kakofoninë, dualitetin pervers që ti e nxitë në studion tënde, teksa i drejtohesh panelit nxitimthi duke rrahur shpullat me fjalët: ‘më shpejt, jepi ritëm, jepi ritëm’. Ama, gjithmonë kujdesesh që në studion tënde të mos mungojë Muchi ose Lorenci.

Por nëse ka një moment ku mjerimi yt madhështor derdhet në eter, është çasti kur bën si sherr budalla, ndërsa, me portretin tënd të pafajshëm, bën sikur nuk kupton, ose sikur ta do pozicioni i paanshëm i gazetarit të hiqesh i tillë, kur me portretin e avokatit të djallit të vënë si maskë, flet djallëzisht dhe shmangë gjithmonë thelbin, të renë, ngjarjen, deklaratën që nuk të shkon sipas planit paraprak.

Këtu më vjen gjynah për veten, për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Sepse mjerisht, ne jemi në dorën tënde Blend Fevziu.

Blend Matrapazi, ‘Opinion’-i nuk është i yti. Domethënë, ti përpunon opinionin publik. Sepse ti nuk shet një mall tëndin, një markë tënden, rroba, produkt ushqimor, vaj ose uthull. Jo, ti shet mend, ti shet qëndrime politike, ti shet qëndrimin e Qeverisë, të politikës, të ekonomisë; shkurt, gjithçka e gjallë që lëvizë në hapësirën shqiptare merr formën që ti i jep.

Ndaj ka shumë rëndësi ‘Opinion’-i yt i qelbur. Edhe kur denigron opozitën, edhe kur ia pret fjalën asaj, edhe kur ia ngec Much Nanon dhe Lorenc Vangjelin shqiptarve natë për natë. Sepse ne nuk kemi alternativa të tjera. Sepse ti kë zënë një fashë orari mjaft të shikueshme, çdo natë, në një televizion kombëtar dhe shumë të fuqishëm.

Dhe ti fiton shumë, fiton televizioni ku ti punon, fiton gjithmonë qeveria.

Shqiptarët?!

Vari leshtë shqiptarëve, kujt i duhen?! Ata mirë boll janë, vrimave, skutave, burgjeve të Shqipërisë dhe të Europës, me bukë e pa bukë. Të paktën 300 mijë familje janë në zgrip të ekzistencës.

Mbrëmë mbeta i pataksur.

Sepse nuk të kisha parë ndonjëherë të silleshe si një k…derr tullac, ndërsa i hakërreheshe Flamur Nokës. Duke përmendur trimëritë e tua mediatike për videon që paske transmetuar dikur për ngjarjen e Elbasanit. Por harrove të përmendësh rastet kur ti e kthen ‘Opinion’-in në një pikë lavazhi ku lahen me radhë Saimir Tahiri, Orest Sota, Vangjush Dako, Fredi Alizoti, Edi Rama, Fatmir Xhafa e qindra delikuent të tjerë (nëse më lejohet të citoj Presidentin tonë të pastër Z. Ilir Meta).

Po Blend Fevizu.

Ti bën një punë të pisët, duke u hyrë në hak shqiptarve. Ti jo vetëm që nuk e thua të vërtetën ndërsa hiqesh sikur nuk ke një qëndrim tëndin, por më tepër akoma; me sjelljen tënde harbute, të ulët, të paskrupullt dhe pa pikë etike, ti vret shpresa dhe varrosë të vërteta.

Ti je pjesë e së keqes që na ka zënë. Je saktësisht Djalli i Pasur i veshur me kostum gazetari.

P.s.

Para më shumë se një viti të kam shkruar një ‘letër’, nuk e di nëse e ke lexuar. Edhe nëse jo, punë e madhe fort, fundja unë nuk ushqej më shpresa se ti do të bëhesh ndonjëherë burrë me moral, por thjesht po ta them që ta dish: Je krejt mediokër dhe pa skrupuj.

Shperndaje në: