Thaçi jep detaje se çka ka bisedue me Vucicin, s’e harron as Luginën!

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka dhanë detaje ekskluzive rreth pikave të cilat ka diskutue sonte në Bruksel gjatë takimit që pati me homologun e tij serb Aleksandar Vucic.

Thaçi ka thanë se ndonëse pati agresivitet nga delegacioni serb, kanë disktue rreth mundësisë së arritjes në mirëkuptim për marrëveshjen finale mes Kosovës e Serbisë, e cila përmban njohje reciproke dhe mundësi reale të ndryshimit të rezolutës 1244.

”Rikonfirmoj se ishte takimi i radhës i fazës finale për mundësinë  e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë”.

”Krejt këto janë mundësi me marrëveshje për të dyja shtetet, por theksoj se takimi ka qenë me veprime arrogante nga delegacioni i Serbisë ndërsa ekziston vullneti i dyanshëm për shtyrje të procesit përpara”.

”Me arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi duke ndodh njohja reciproke do të njihet Kosova në Bashkimin Europian e po ashtu Kosovës do t’i hiqet vetoja ruse në Këshillin e Sigurimit dhe është diskutuar  mundësi reale e heqjes së rezolutës 1244”.

”Është me rëndësi të theksohet se është e domosdoshme të arrihet një marrëveshje e përfaqësuesve të Kosovës në Bruksel”.

”Delegacioni i propozuar në krye me Fatmir Limajn duhet të merr rolin aktiv. Duhet të ulemi të diskutojmë të gjejmë një mundësi për agjendë shtetërore në mënyrë që të jemi të angazhuar në vendimmarrje të gjithë së bashku”.

Ma tej Presidenti Thaçi ka ba të ditun për Klan Kosova se asht nis për në Paris ku dhe atje ka me marrë pjesë në takime me liderë të ndryshëm shtetnorë ne ceremonine e shenimit te 100 vjetorit te perfundimit te Luftes se Pare Botnore me nikoqir, presidentin e Frances, Emmanuel Macron.

Por ai ka mohue se ka planifikue në agjendën e tij ndonji takim të veçantë me Presidentin Vucic.

”Në Paris do të jemi të përfaqësuar si vend i pavarur dhe sovran, ku do të përfaqësohen të gjithë liderët botërorë, nuk është vazhdimësi e këtij dialogu”.

”Nuk është planifikuar ndonjë takim i vecantë me Vucic, atje. Me Macron do të ketë takime por sa i përket takimit me Vuciq, nuk është i planifikuar e as i menduar, por se përjashtojë mundësitë që mund ta takojë edhe atë pasi aty janë pjesë edhe liderë të shumtë botërorë”.

”Jam i përkushtuar që të vazhdohet të punohet në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, në të njëjtën kohë edhe bashkangjitja e Luginës së Preshevës”.

Shperndaje në: