Fillon me sukses gara e robotikës – Kosova Makers League Open

“Nji robot për çdo fëmijë” – Filloi Gara e Robotikës “KML Open: Raundi i Parë” në 5 komuna të Kosovës me mbi 130 ekipe shkollore dhe 700 garues!

“KOSOVA MAKERS LEAGUE” (KML) filloi gjatë vikendit të kaluem me sukses raundin e parë të ligës robotike. “KML Open – Raundi i parë” u zhvillua në pesë komuna të Kosovës: Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë, Shtime dhe Kaçanik, ku u takuan mbi 120 ekipe shkollore nga i gjithë vendi dhe mbi 700 pjesëmarrës!

 

Projekti KML implementohet nga Fondacioni BONEVET dhe mbështetët nga shume partnerë, si:  Fondacioni Une e Du Kosovën, Agjencioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Agjencioni Gjerman për Zhvillim dhe Bashkëpunim, American Advising Center, etj.

Deri tash projekti ka dhuruar 550 robota mBot që mundëson zhvillimin e avancuem të STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri, matematikë) në sistemin tonë arsimor. Projekti “Kosova Makers League” jo vetëm që sjellë garën kombëtare të robotikës për të gjitha shkollat e nivelit të përgjitshëm arsimor, por edhe i mbështet të gjitha shkollat pjësemarrëse me robota dhe aspekte tjera në vlerë prej 600 eurove. Rrjedhimisht, nxënësit përfitojnë mundësi të praktikës me pajisjet më të fundit të rekomandueme me hy në fushën e robotikës dhe programimit. Për ma tepër, KML asht nji prej programeve ma shpërblyese në Kosovë për të rij si në aspekt të zhvillimit personal si në aspektin e krijimit të nji hapësine të shëndoshë për socializim edhe rrjetëzim të bashkëmoshatarëve të prirun dhe që kanë pasion shkencën dhe teknologjinë.

Gjatë vitit shkollor kanë m’u zhvillue pesë raunde ku shkollat pjesëmarrëse kane me  garue për çmime, të cilat janë mundësi arsimore shtesë si kurse profesionale në Qendrat BONEVET, dhurata teknologjike, libra, dhe çmimet kryesore: udhëtimi në Zagreb të Kroacisë për të marrë pjesë në Garën Rajonale të Robotit Arsimor dhe mundësia për m’u kualifikue në Garën Botnore në Shangai të Kinës.

Në këtë raund pikët maksimale i morën dy shkolla nga Mitrovica dhe Shtimja, specifikisht shkolla Fazli Grajcevci dhe Migjeni në Mitrovicë dhe Vellëzerit Frashëri në Shtime.

Shperndaje në: