Dacic: Po na bajnë presion me pranue ultimatum!

Prishtina nuk don dialog, por pret që Serbia nën presion me ra dakord për diçka që nuk do të negociohet, diçka që ka me qenë nji ultimatum, tha ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic.

Ai tha për RTS se taktika e Prishtinës asht për ashpërsimin e situatës, në mënyrë me nxjerrë ndonji vendim, sikurse liberalizimi i vizave me BE.

“Ata po llogarisin ta tregtojnë me këtë. Këto janë lojna të rrezikshme për të gjithë rajonin, siç tha Aleksandar Vucic, kemi disa incidente që po ndodhin menjihere në prag të dialogut”, tha kryediplomati serb.

Simbas tij, asht e randësishme që Beogradi, para së gjithash, të jetë pjesë e nji zgjidhje të përhershme për Kosovën, mbasi kjo asht po aq e randësishme për stabilitetin dhe paqen e të gjithë rajonit.

Kreu i diplomacisë serbe gjithashtu theksoi se çdo marrëveshje jopopullore nuk garanton paqe afatgjatë dhe për këtë arsye Serbia asht e vendosun në qendrimet e saj.

Tue folë për Kishën Ortodokse Serbe, ai tha se ishte dakord me qëndrimin se Kosova nuk duhet m’u nda, por çashtja mbetet se si arrihet deri te kjo.

“Lutjet nuk ndihmojnë shumë. Ne jemi për paqen, nuk godasim daullet e luftës, por nëse dikush dëshiron me sulmue njerëzit tanë, ata duhet ta dinë se do të reagojmë”, përfundoi Dacic.

Shperndaje në: