Ngjarjet në Bularat, lirohen 12 ekstremistët grekë, procedohen të lirë

Janë lanë të lirë në orët e para të mëngjesit 12 personat e shoqnuem mbramjen e djeshme në Policinë e Gjirokastrës.

Mësohet se ata janë lanë të lirë rreth orës 2:00 tue u procedue penalisht në gjendje të lirë.

Mbi Babis Karathano rëndon vepra penale e kalimit të paligjshëm të kufinit, ndërsa për 11 të tjerët nxitje të urrejtjes dhe organizime të paligjshme të tubimeve masive.

Të ndaluemit e tjetër ishin shtetas grekë të ardhun në Bularat me autobusë si dhe minoritarë.

Shkak u banë deklaratat antishqiptare të nji dite ma parë në ceremoninë e varrosjes së Kostandinos Kacifas ne Bularat.

Qindra qytetarë grekë udhëtuen gjatë gjithë natës nga vendi fqinj drejt Shqipnisë, për me marrë pjesë në varrimin e Kacifas, por 46 persona te njoftun si ekstremist nuk u lejuen me u futë në Shqipni.

Uniformat policore kontrolluen edhe autobusët që kishin sjelle shtetasit grek për me gjetë banderolën e madhe që u hap gjatë ceremonisë mortore.

Ekstremistët mbanin të veshuna bluza ku shkruhej “Vorio Epir’.

Ndërkohë, qinda grekë të tjerë të cilët u futën në Shqipni me autobusa janë kontrollue imtësisht në kufi.

12 të shoqnumeit nga policia:

Thanas Papas

Dhimitër Konstantinos

Nina Dinos

Jorgos Varelas

Anestis Panajotis

Andrea Kurti

Thoma Stefo

Athanasis Papas

Konstantinos Gizolis

Harallamb Karathano

Pirro Panajoti

Kristo Duci

Theodhor Petropulos

Jorgo Thoma.

Shperndaje në: