Kreu i fundit sovjetik ban thirrje me i largue armët berthamore!

Mikhail Gorbachev, kreu i fundit sovjetik, paralajmëroi se duhet me dalë kundër rritjes së tensioneve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkueme, dhe tha se nuk duhet me pasë kthim në Luftën e Ftoftë.

87-vjeçari, i dobët, u ndihmue fizikisht nga ndihmësit në sallën e kinemasë, për me pa premierën në Rusi të nji dokumentari të ri mbi jetën e tij, reformat e tij sovjetike në vitet 1980 dhe kontrollin e armëve që ndihmoi në përfundimin e Luftës së Ftoftë.

Ai foli shkurtimisht në nji sallë kinemaje në Moskë mbas “Takimit me Gorbachev”, nji dokumentar i ri i drejtuem nga regjisorët Werner Herzog dhe Andre Singer dhe u pyet nëse bota ka me u përballë me nji luftë të re të ftoftë.

“Na duhet me qëndrue mbrapa,” tha ai. “Dhe jo vetëm nga Lufta e Ftoftë. Na duhet me vazhdue kursin që kemi hartue. Na duhet me ndalue luftën njiherë e përgjithmonë. Ma e randësishme asht me heqë qafe armët bërthamore”, u shpreh Gorbachev.

Gorbachevi, shëndeti i të cilit ishte dukshëm në kontrast të thellë me figurën e fuqishme reformiste që ai krijoi në vitet 1980, tha se bota po lëvizte në mënyrë të rrezikshme ma pranë nji gare të re të armëve.

Shperndaje në: