Hoxhaj thotë se Europa ka islamofobi dhe albanofobi

Zavendëskryeministri i Republikës, Enver Hoxhaj ka kritikue Bashkimin Europian me qasjen ndaj Kosovës lidhun me heqjen e vizave.

Në rast se nuk ndodhë kjo gjatë fundvitit apo fillimvitit të ardhshëm, atëherë kjo automatikisht lidhet me fenë islame që kanë kosovarët.

“Nëse s’jepen, atëherë ka islamofobi dhe ka albanofobi. Ne i kemi plotësuar shumicën e kritereve. Pra, sikurse një student që plotëson 95% të testit, ai duket të kaloj. Nëse Bashkimi Evropian ka qenë në gjendje tu jep liri të lëvizjes vendeve, Antika Barbuda ishull sa Vushtrria, Barbados e barabartë me Podujevën, Kiribati e deri te Venezuela. Janë lista e shteteve që mund të lëvizin pa viza”, asht shpreh Hoxhaj.

Shperndaje në: