Kinezët e ndërtojnë edhe gazetarin e lajmeve me intelegjencë artificiale (video)

Në pamje të parë nuk duket hiq, por ky folës lajmesh asht thjesht imazhi i nji folësi të vërtetë lajmesh, i cili tash futet në lëvizje falë inteligjencës artificiale.

Gazetarët tash munden me shkrue tekstin në anglisht, kompjuteri përdor zanin e folësit origjinal dhe pamjen e tij për me riprodhue lëvizjen e buzëve, me saktësi të frigshme, dhe leximin e tekstit e ban me za pothuejse të padallueshëm nga origjinali.

Folësi asht realizue nga agjencia kineze e lajmeve ‘Xinhua’, dhe u paraqit në panairin e zhvillimeve me internetin, të mbajtun në Kinë.

Shperndaje në: