Kujdes prindë: Qe çka shkakton telefoni te fëmitë

Telefonat janë kthy në nji pajisje që nuk hiqet nga dora e askujt.

Problem në këtë fazë mbetet përdorimi i tyne nga fëmitë, sidomos tek fëmitë e moshave 2-vjeçare.

Fëmitë dhe adoleshentët vetëm në nji orë të shpenzuem para ekranit të telefonit mund të kenë ma pak kureshtje, vetë-kontroll ma të ulët dhe stabilitet ma të dobët emocional, gjana të cilat shpijnë në rritje të rrezikut të ankthit dhe depresionit, shkruen Living.

Studime të ndryshme të realizueme në lidhje me këtë kanë zbulue se fëmitë e vegjël, që rrinë shumë kohë para ekraneve, janë dyfish ma të primë me humbë temperamentin.

Gjithashtu, ky studim ka pohue se 9% e fëmive 11-13 vjeçarë që shpenzojnë vetëm nji orë në ditë para ekraneve e humbin kureshtjen për me mësue gjana të reja.

Kjo shifër asht rritë në 23% për ata të cilët i shpenzojnë shtatë orë ose ma shumë para ekraneve.

Ekspertët po i inkurajojnë prindët dhe mësuesit me pasë kujdes me kohën që fëmitë e shpenzojnë në internet dhe me gjetë alternativa të përshtatshme.

Shperndaje në: