Karikatura e ‘Danas’, Vucic ushqehet nga Hitleri, befason reagimi i tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ushqehet nga Hitleri në ballinën e gazetës serbe, ‘Danas’.

E përditshmja serbe ‘Danas’ në ballinën e numrit të sotëm të gazetës ka paraqit nji karikaturë ku Presidenti serb, Aleksandar Vucic ushqehet nga Hitleri.

I menjihershëm ka qenë reagimi nga Vucic i cili ka thanë se karikatura në fjalë asht dëshmi për lirinë e shprehjes në Serbi.

“Unë me Hitlerin? Pjesëtarët e Hitlerit më kanë vrarë familjen. Por, çfarë të bëjmë, e tillë është demokracia në Serbi”, deklaroi Vucic, përcjell lajmi.net.

Ai ka thanë se nuk ka nevojë me pa ballinën e ‘Danas’, por ajo tregon qartë për nivelin e lirisë së shprehjes në Serbi.

“Dyshoj nëse diçka e tillë mund të ndodh në ndonjë shtet tjetër. Unë ndihem krenar. I uroj për këtë. Madje, nuk mendoj as t’i padis”, shtoi ai.

Shperndaje në: