Francezët, libër për Thaçin, kështu e quejnë (video)

Libri “Lindja e nji demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pamvarësisë së Kosovës”, me autor Jacques Baudouin, asht promovue sot për herë të parë në Paris.

Në këtë libër, siç ka thanë edhe vetë autori, i cili Thaçin e ka quejt “ma politikun ndër rebelet dhe ma rebelin ndër politikët” përshkruhen ngjarjet e Korrikut 1999, ku mbas njimbëdhetë javëve të bombardimeve, Slobodan Milosevic kapitullon dhe braktis Kosovën.

Ky libër me protagonist presidentin e vendit, Hashim Thaçin, flet për luftën dhe paqen që e ka zhvillue populli ynë.

Shperndaje në: