Haradinaj pranon letër nga Merkel, lexoni çka shkruen

Gjermania mbështetë fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Kështu thuhet në letrën që kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ia ka dërgue kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ma poshtë postimi i plotë i Haradinajt:

Gjermania mbështetë fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Këtë e konfirmon letra nga Kancelarja Angela Merkel, të cilën e pranova sot përmes ambasadorit Christian Heldt. Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në Interpol vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë. Kancelarja Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit transnacional. Thellësisht mirënjohës shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme. RH.

Shperndaje në: