Fjalimi i Presidentit në promovimin e librit për të

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Paris të Francës ka marrë pjesë në promovimin e librit të ri kushtue atij me titull “Lindja e nji demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pamvarësisë së Kosovës” me autor Jacques Baudouin dhe parathanie të shkrueme nga Bernard Kouchner.

Fjalimi i plotë i Presidentit:

Ka plotë kritikë të këtij procesi qe po mbahet në Bruksel, edhe brenda vendit edhe ndërkombëtar por do të jem më i drejtpërdrejt, cila është alternativa pos paqes dhe marrëveshjes me Serbinë ,lufta, tragjedia, mirëkuptimi, marrëveshja apo ndërtimi i një muri mes Kosovës e Serbisë 300 kilometra?

Po punojmë seriozisht me shumë vështirësi e pengesa, e me mundësi shumë të vogla për arritje të marrëveshjes por jemi të përkushtuar.

Shoh dritë në fund të tunelit, sepse ky është vullneti i popullit tonë pavarësisht zërave në vend.

Edhe rajoni dëshiron paqe në Kosovë e Serbi. Kështu që pres arritjen e marrëveshjes edhe nga ky event ftoj të gjithë njerëzit të na ndihmojnë sepse na duhet ndihma e të gjithëve.

Shpresoj të përmbyllet marrëveshja në të ardhmen e afërt qe nënkupton njohjen reciproke Kosovë-Serbi, njohjen e Kosovës edhe nga pesë vendet e BE-së që se kanë njohur, sepse nëse Serbia e ka njohur Kosovën, askush s’mund të sillet më serb se Serbia, me shpresë që edhe rusi të tërhiqet dhe Kosova të bëhet pjesë e OKB.

Na mbetet të kryejmë punët tona si lider, pres një vëllim të dytë të veprës pas kryerjes së punëve tona, pastaj të falënderoj për durimin tuaj në bisedat e mia të gjata, që s’kanë qenë edhe të lehta, por u jam mirënjohës për prezantimin e librit, durimin, përkushtimin dhe për durimin që familja juaj ka pas me ju.

Ke bërë një libër që përshkuar një angazhim mbarëkombëtar në Kosovë. 

Shperndaje në: