Kuvendi nuk ia merr mandatin Nikolla Gruevskit

Në seancën e sotme kuvendore ku si pikë e parë të rendit të ditës ishte marrja e mandatit deputetit Nikolla Gruevski, asnjani nga deputetët nuk u paraqit për fjalë, kështu që propozimi i Komisionit për Çashtje të Mandatit dhe Imunitetit kaloi menjiherë në votim.

Pro votuen 58 deputet, ndërsa kundër marrjes së mandatit ishin 29 deputetë të VMRO.

Përveç deputetëve të LSDM, pro marrjes së mandatit deputetit Gruevski votuen edhe Ali Ahmeti dhe Artan Grubi nga BDI, të cilët ishin prezentë në seancë gjatë aktit të votimit.

Ndërkohë që deputetë e përjashtuem para do kohe nga VMRO-DPMNE nuk morën pjesë në seancë.

Mandati deputetit mundet me ju marr me 2/3 e votave.

Shperndaje në: