ATK tërheq numrat fitues nga rimbursimi i kuponave fiskalë

kuponatfiskal

Administrata Tatimore e Kosovës sot ka ba tërheqjen e numrave potencialë fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskalë.

Tërheqja e numrave potencialê fitues asht transmetue drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërheqe tre numra potencialë fitues, ashtu siç asht e specifikueme në Udhëzimin Administrativ 01/2017.

Numri i qytetarëve potencialë të cilët kanë fitue për këtë periudhë asht 1,795.

Qytetarët të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në web faqe të ATK-së.
Dorëzimi i plikove duhet të bëhet nga data 12 nëntor deri me datën 16 nëntor 2018, nga ora 8:00- 16:00”, njofton ATK.

Shperndaje në: