Bernard Kouchner tregon a asht Franca pro korrigjimit të kufijve (video)

Ish kryeadministratori i UNMIK’ut në Kosovë nga viti 1999 deri më 2001, Bernard Kouchner, ka dhanë nji intervistë ekskluzive për Indeksonline.

Ndër të tjera, Kouchner ka thanë se Franca asht pro shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, nëse dy shtetet janë në pajtim për këtë.

Diplomati francez ka ba thirrje për paqe mes dy shteteve tue thanë se pa paqe nuk mundet me u arritë asgja.

“Qëndrimi i Francës tashma asht shprehë. Na nuk e kundërshtojmë këtë shkëmbim nëse dy qeveritë janë në pajtim dhe nëse dy popujt janë në pajtim. Na mujm me ju thanë atyne pa paqe nuk mundet me u rregullue asgja, dhe me paqe mundet me u rregullohet me paqe e edhe shkëmbimi i territoreve”, ka thanë Kouchner.

Shperndaje në: