Duheni me vizitue Londrën, kjo asht arsyeja (foto)

Londra, kryeqyteti i Mbretnisë së Bashkueme asht renditë si qyteti ma i mirë tue lanë mbas vetes 99 të tjerë.

Vendi i Big Ben dhe i urës së famshme Tower Bridge, u rendit i pari në botë falë parqeve të saj lluksoze, universiteteve dhe kolegjeve të lakmueme si dhe restoranteve.

Mbas vetes Londra ka lanë Parisin, New Yorkun dhe Tokion.

Faktorët ishin përballueshmënia e shtëpive dhe mundësitë për punësim, cilësia e mjediseve natyrore dhe të ndërtueme, cilësia e institucioneve kyçe, atraksionet dhe infrastruktura, diversiteti i njerëzve, promovimi online, prosperiteti ekonomik dhe cilësia e arteve, kulturës, restoranteve dhe klubeve të natës.

Shperndaje në: