Ministri i jashtëm rus deklarohet për dialogun n’Bruksel dhe Ushtrinë e Kosovës

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov vlerësoi se përpjekjet e dështueme të BE’së në ndërmjetësimin midis Beogradit dhe Prishtinës dhe Shteteve të Bashkueme detyruen krijimin e ushtrisë.

“Asht e qarte se perpjekjet e BE’së dështuen, sepse Prishtina refuzoi m’i zbatue të gjitha marrëveshjet që janë arrite deri tash,” tha Lavrov. Ministri i Jashtëm rus ka specifikue se, para së gjithash, kjo i referohet themelimit të Asoacionit të Komunave Serbe, raporton Sputnik.

“Përpjekjet e Prishtinës me formue ushtrinë e vet përfaqësojnë shkelje te randë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB’së. Përveç kësaj, Prishtina po ngutet nga jashtë, dhe mbi të gjitha nga Shtetet e Bashkueme,” tha Lavrov.

Mbas takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Unionit te Komores, Suef Mohamed al-Amin, Lavrov theksoi se Rusia mirëpriti vendimin e Uniot me terheke njohjen e Kosoves. 

“Ne natyrisht e mirëpresim këtë vendim, Rusia ka me vazhdu me veprue  në përputhje me këto vendime të marra nga Këshilli i Sigurimit në të ardhmen dhe mbi të gjitha po i referohem Rezolutës 1244, e cila kërkon që Kosova me qene  pjesë e Serbisë.” Të gjitha hapat duhet të ndërmerren në përputhje me me atë rezolutë, “tha Lavrov.

/b92/

Shperndaje në: