CNN merr masa ekstreme, shkak bahen sulmet e Donald Trump

Sulmet e pamëshirshme të Donald Trump ndaj CNN kanë detyrue rrjetin me marrë masa ekstreme.

Rrjeti mediatik ka vendosë roje të armatosun për gazetarët që dalin në transmetim live. Burimet për TMZ tregojnë se fanatikët që i besojnë Trump i konsiderojnë gazetarët si ‘anmiqtë e popullit’ dhe munden me ndërmarrë veprime të dhunshme ndaj tyne.

Për këtë ka prova mbasi nji person ka dërgue dy herë bomba nëpërmjet postës që synonin me i shpërthye zyrat e CNN.

Thuhet se CNN ju ka thanë punëtorëve të synuem se munden me zgjedhë nivelin e mbrojtjes që ata duen, tue fillue nga rojet e armatosuna gjatë orëve të punës deri te ruejtja edhe në shtëpi.

Shperndaje në: