Izet Haxhia tregon për sulmin seksual në burg, paralajmëron padi ndaj Berishës

Izet Haxhia, i cili ndodhet në burg, në pritje të apelimit të dënimit në mungesë në 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, ka shkrue nji letër nga qelia.

Kjo letër asht ba publike nga e dashtuna e tij në Facebook, letër në të cilën Haxhia shkruen se  po ngre nji padi personale kundër Sali Berishës.

Postimi i plotë

Përshëndetje miq!

Jam Izeti këtë radhë dhe jo Erjona!

Po ju shkruaj në kushte të vështira! Por duhet patjetër të ndaj me ju diçka tepër të rëndë!

Atëherë: meqë asnjë prokuror nuk vjen të më pyesë, jam duke ngritur padi personale kundër personit Sali Ram Berisha, pavarësisht dhe plus çështjes Hajdari, dhe poshtërsive të tjera! Pra, po padis personalisht shtetasin Berisha!

Që nga ky moment, si për çudi, qëndrimi i punonjësve të burgut 302, ndryshoi! Por edhe qendrimi im, nga sot, ndryshoi!

Sepse diçka më shumë se e rëndë ka ndodhur, diçka që vetëm serbët e përdornin kundër grave kosovare.

Një e moshuar, e afërmja ime, 66 vjeç, e urtë dhe pa asnje mbrojtje nga të fortët, erdhi sot të më sillte në burg një batanije dhe ca byrekë e mollë!

Në burg, ka gardiane femra tropojane dhe të stërbetuara të Berishës, dhe veglave të tij, si Ismet Haxhiaj!

Ka ndodhur turpi i turpeve, që as ne mendje nuk mund t’i shkonte një malësori si une…

Këtë plakë e kanë zhveshur dhe i kanë futur duart nëpër organet gjenitale, lakuriq komplet! Është në spital në gjendje shoku!

Në gjuhen ligjore quhet agresion seksual! Jo i aplikueshëm për të gjithë, sigurisht!

Këtë vetëm vdekja e lan!

Po ju shkruaj së pari juve, dhe më pas do ndërmarr gjithë ankesat ligjore nëpërmjet avokatit, mediave, ministrisë,  drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, etj!

Dhe në fund, kam vendosur që n.q.s nuk nxirren emrat e atyre 2 gardianeve që kanë agresuar seksualisht një grua të vetme 66-vjeçare, dhe nuk merren masa dënimi për këtë krim, do hyj në greve urie deri në vdekje!

Kanë qene 2 gardiane, të moshës 30-40 vjeçare, njëra bjonde që shikonte dhe tjetra që kryente krimin! Mbasi unë dhe Erjona, menjëherë sot, protestuam dhe kerkuam emrat e ketyre 2 punonjëseve kriminele, drejtoria e burgut 302 mohon që ka ndodhur diçka e tillë dhe nuk jep emrat e ketyre 2 monstrave! Sigurisht, që sulmi është për të më trembur mua (duke i thënë kësaj nëne të shkretë që kështu janë rregullat, pra hajde prapë po ta mbajti…)

Jo!!! Sepse motra ime tropojane nuk pati nje kontroll të tillë pardje! Gruaja e vëllait tim sot, nuk pati nje kontroll të tillë… sepse e dinë që janë tropojane dhe me gjak lahej kjo

poshtërsi. Por e moshuara në fjalë është fillikat, vinte në emër të Erjonës, pa asnjë mbrojtje dhe komplet njeri pa njeri!!!

O njerez! Mjaft gjykuat a do sulmoj Salën a jo… Padia ime për gjithë çështjen Hajdari do vazhdojë deri në vdekje, por tani edhe personalisht me Berishen do ta denoncoj ligjërisht! Por a shikoni ju me kë kemi të bëjmë??? Ç’më flisni për grek e serb, kur serb e grek e më keq, e kemi bash në parlament! Pse ankoheni për grekët, kur na përdhunojnë brenda në shtëpinë tonë? A kemi më gjak a kemi ujë në këto vena? A ka më shqiptarë këtu?

Shefi i burgut hidhet në mbrojtje duke thënë që s’është e vërtetë…!

Por s’do mbarojë këtu kjo histori, or lum miku! Aty dy degjenerata punonjëse të burgut që kanë kryer këtë veprim, janë të paguara nga Saliu, nga skllavi i tij Ismet Haxhiaj me shokët e tij, etj!

Nuk ka me kthim mbrapa!

Deri në vdekje!

Këta që na shitën Atdheun, nuk e kanë për gjë të na përdhunojnë edhe nënat tona plaka! Do ndjek gjithçka në mënyrë ligjore nëpërmjet avokatit, mediave, gjykatave, ministrive, etj! Deri në vetëflijim!!

Ky ishte një deklarim lufte të hapur fizike! E kush më njeh, e di që s’kam frikë askënd për këto gjëra!

Njeriu rron e vdes për një nder! Këta kryekurva janë në prag të agonisë!

O unë, o ata!!!

Zoti qoftë me të drejtën!

Tungjatjeta të gjithëve! Kam nevojë për nderin tuaj të shqiptarit në këto momente dramatike për ne të gjithë!

Ju përshëndes të gjithëve, mirë e më mirë qofshi në familjet tuaja!

IZET HAXHIA

BURGU 302,

RRUGA “MINE PEZA”

TIRANE

SHQIPERI

Shperndaje në: