Ministri i Kulturës ju del në krah gazetarëve, përkrah iniciativën e mediave për me qenë pjesë e ligjit te sponsorizimit

Oda e Afarizmit të Kosovës së bashku me disa përfaqësues nga mediat u takuen me Ministrin e Kulturës dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Arsyeja e takimit ishte mospërfshimja e mediave në ligjin mbi sponsorizime.

Në takim, kryetari i OAK, Skender Krasniqi, falenderoi ministrin për pritjen dhe tha se OAK së bashku me përfaqësuesit e mediave kanë identifikue probleme që po e damtojnë këtë sektor.

Si problem asht edhe ligji për sponsorizime ku duhet me u përfshie të gjitha mediat, shkruen gazetametro.net

Ndërsa, Ardian Lama nga Rrokum Tv tha se ndryshimi në ligjin aktual ku duhet me u përfshie edhe mediat mundet me qenë shumë e vlefshme.

“Kjo kishte me ndikue në pamvarësimin e mediave”, tha Lama.

Ilir Mirena, përfaqësues nga mediat online, tha se brenga kryesore asht me u gjetë mënyra se si mediat me u përfshie në këtë ligj.

Ai shtoi se janë të gatshëm me ofrue mbështetje në këtë drejtim.

Ministri Gashi ka falënderue pjesëmarrësit për takimin dhe theksoi se kanë me pasë përkrahjen e plotë drejt amandamentitmit të këtij ligji, andaj në lidhje me këtë ka me formue edhe nji grup punues ku ka me u inicue nji gja e tillë.

Gashi gjithashtu theksoi se e përkrahë këtë ndryshim, tue shtue se mediat gëzojnë mbështetjen e plotë nga ana e tij.

Shperndaje në: