Gruevski shkon në burg, por e merr rrogën si deputet

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka me shkue në burg dhe kjo asht përfundimtare.

Nji nga mediat lokale ‘b92news’ shkruen se Këshilli Penal i Gjykatës së Shkupit ka hedh poshtë të gjitha ankesat e bame nga Gruevski për vendimin e l’shuem ma herët ku ai dënohej me dy vjet burg.

Ditën e sotme Kuvendi i Maqedonisë ka votue për heqjen e mandatit të deputetit për deputetin por shumë nga deputetët e tjerë nu kanë votue.

Kështu që rrjedhimisht, Gruevski ka me marrë rrogën e deputetit edhe gjatë kohës që ka me qenë në burg.

Gruevski u dënue për keqpërdorim të fondeve publike, mbasi së fundmi kishte ble nji kerr të tipit ‘Mercedes’, në vlerë prej 600 mijë euro, të cilën të ardhunat e tij nuk e justifikonin.

Shperndaje në: