Bon Jovi e ‘godet’ fort Kim Kardashian: E bani nji film porno, u ba yll!

Kim Kardashian asht nji ndër personazhet ma të njoftun dhe të komentuem në botë.

Dhe nuk ka ba asgja në fakt, në jetën e saj.

Thjesht ka ba nji video porno, e cila e ktheu pastaj në ‘yll’.

Kjo gja theksohet edhe nga kangëtari i njoftun Bon Jovi, simbas të cilit, asht e tmerrshme se në çfarë kohë jetojmë, kur personazhe publike bahen njerëz si Kim Kardashian .

“Është e tmerrshme që jetojmë në këtë lloj bote.

Mund të them me plot gojën se nuk kam shpenzuar as edhe 60 sekonda të jetës me ato shtëpiaket bla bla bla si Kim Kardashian.

Nuk e kam parë shou-n e tyre, nuk është për mua.

Çfarë do të shkruajë Kimi në autobiografinë e saj, që bëri një film porno dhe kështu u bë e famshme?

Jo jo, preferoj të kaloj mbi këto gjëra.

Shko shkruaj një libër, krijo një pikturë, studio, këndo, bëj diçka”, thotë legjenda e muzikës rock.

Shperndaje në: