Rrëfim i pazakontë i eskortës mashkull: Qe çka duen femnat në krevet (foto +18)

Nji burrë, që la nji punë të mirë për me u ba eskortë mashkull, ka zbulue se çka kërkojnë shumica e femnave prej tij.

Nuk keni me besue, por ai thotë se shumë prej tyne kërkojnë… mëngjesin në krevet.

Ryan James, 31 vjet, nga Australia, tha se la nji punë në nji korporatë financiare, për me ba rolin e eskortës.

Tash ai kërkon nga 300 deri në 4 mijë dollarë për shërbimet që ofron.

“Fillimisht nuk i thashë familjes, por miqve. Por nuk më trajtojnë ndryshe pasi e kanë marrë vesh”.

Ai thotë se kërkesa ma popullore ndaj tij asht nji darkë luksoze, që përfshin gjashtë orë kënaqësi, gjumë dhe mëngjes në krevet.

Ai po ashtu ka nji listë dëshirash me gjana që femnat munden me i ble, përfshi këtu kostume Hugo Boss, këpucë Prada dhe ora Tag Heuer.

Megjithatë ai tha se pret edhe donacione.

“Nga ajo që kam parë, meshkujt janë më të fokusuar tek ana seksuale e gjërave. Femrat janë të fokusuara tek seksi gjithashtu, por ne kalojmë shumë kohë duke folur”.

Ai thotë se ka shkue me 1 mijë femna deri tash dhe biznisi po i lulëzon.

Klientja ma e re ka qenë 20 vjet, por ai e pranon se kjo asht nji gja e rrallë.

Shumica e klienteve janë femna që sapo janë divorcue ose që nuk kanë ba seks me burrin e tyne prej kohësh.

“Është një punë që ia vlen, një punë për jetën”, thekson ai.

 

Shperndaje në: