Sylë Tahirsylaj tregon kur ka me ra shi

Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, parashikon se as ketë javë nuk ka me pasë reshje shiu.

Ai për Kallxo.com tregon se moti në Kosovë ka me qenë i përafërt si javën që po lamë mbas.

“Gjatë kësaj jave moti do të jetë i përafërt me temperaturën e javës së kaluar, nuk do të ketë reshje shiu, temperatura minimale do të luhaten nga 1 deri në 5 gradë celsius dhe ato më të lartat do të arrijnë deri në 18 gradë celsius”, tha Tahirsylaj.

Simbas tij, nga fundi i muejit Nador pritet me pasë reshje të shiut, të cilat i konsideron të vonueme.

“Pritet që nga fundi i muajit të ketë reshje por këto reshje tashmë e kanë humb efektin e vetë pasi që thatësia ka qenë e madhe dhe si pasojë nuk janë përfunduar punët e bujqësisë siç duhet”, parashikoi Tahirsylaj.

Shperndaje në: