Michelle ‘as nuk provoi të keshte’ në inaugurimin e Trump’it

Ish zoja e parë Michelle Obama shkruen në librin e saj të ri se ajo nuk ishte në gjendje me mbajtë nji fytyrë të lumtur dhe të buzëqeshun gjatë inaugurimit të Presidentit Donald Trump, shkruen javanews.

Ish-zoja e parë shkruen se madje as nuk ka proue me kesh në inagurimin e Trump.

“Ndalova edhe përpjekjen për të buzëqeshur”, shkruen ajo

Në intervistën me zojen Obama, ABC News citoi ma tej nga libri i saj, ku ish-zoja e parë e përshkroi reagimin e saj si të zymtë mbas humbjes së Hillary Clinton ndaj Trump.

“Unë gjithmonë do të pyes veten për atë që çoi kaq shumë, veçanërisht gratë, për të hedhur poshtë një kandidate të kualifikuar femër dhe në vend të kësaj të zgjedhë një president që i përbuz, paragjykon dhe nuk i pëlqen gratë, si Donald Trumpin”, shkroi Obama.

Libri ka me u botue më 13 Nandor të këtij viti, ndërsa deri në botimin e tij, Obama ka me ndërmarrë turne ndërkombëtar për me promovue librin, i cili ka me u botue në 24 gjuhë dhe ka me u shitë 32.5 dollarë në Amerikë.

Shperndaje në: