Flet Veseli, i ka do fjalë për takimin e Thaçit me Putin’in

Kreu i PDK’s, Kadri Veseli, ka vlerësue se Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka përfaqësue denjësisht Kosovën në shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botnore në Paris.

“Është lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën, që Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, reprezentohet në një ngjarje të tillë shumë të rëndësishme”.

“Lajm i jashtëzakonshëm që presidenti ynë në mënyre dinjitoze përfaqëson Kosovën. Është lajm pozitiv takimi me presidentin e SHBA-ve, me atë të Francës e shumë e shumë presidentë të tjerë nga vende të ndryshme botërore”.

Veseli ka komentue edhe takimin e Thaçit me Presidentin rus, Vladimir Putin, të cilin e vlerësoi si lajm pozitiv.

“Takimi me presidentin rus Vladimir Putin, ka krijuar një reaksion për faktin se qëndrimi i Rusisë ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës”, tha Veseli në Klan Kosova.

“Shpresojmë që presidenti ka arritur në një masë të zbusë qëndrimin e Rusisë për rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”

Kryeparlamentari tha se takimi me, siç e quejti ai, njanin nga kundërshtarët ma të fuqishëm të Pamvarësisë së Kosovës, tregon për nji reflektim të shtetit rus për qëndrimin karshi Kosovës.

Shperndaje në: