Labi “kërcënon” kryeministrin Haradinaj, tash ka nji kusht tjetër

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AKR ka dalë me nji kusht të ri për qeverinë, pak javë mbasi kushtëzoi mbështetjen ndaj egzekutivit me emnimin e nji ministri nga qyteti i tij i lindjes, Ferizaj.

Publikimi i plotë i Tahirit:

“Mirëmengjesi të dashur banorë dëgjojeni me vëmendje cështjen për rrugën e Terrenit dhe une ju kam premtu me Pal Lekajn, por si duket vazhdon humori me ne dhe tani unë ju pergjigjem kërkeses suaj që të dalim në rrugë sepse nuk po ka zgjidhje tjetër. Votën time si deputet, nuk do e jap për kalimin e Buxhetit, due projekteve të Ferizajt, sepse këtu është ka prish punë dikush dhe mallku qofshin kushdo që është.

Kjo është mëkat cfarë keni bërë me ato fshatra. Këtë e bëj për shkak të banorëve.

Shperndajeni dhe ju bej thirrje i madh e i vogël të pëgatitemi për protesten e radhes dhe unë me nuk marrë pjesë në Seanca pa u kry kjo rrugë. Zoti ju bekoftë banorë se keni shumë të drejtë dhe shumë kanë lujt me ndjenjat e juaja.

Ma bani hallall nese nuk shtrohet, por një dite do të jap ndonjë pjesë të madhe për ato fshatra që të paktën me participua mbase kam premtua.

“Me rrena nuk shkon jeta në Kosovë më”, ka shkruar Tahiri.

Shperndaje në: