Zbulohet skena e Donald Trump në nji film porno (foto +18)

Edhe 2 vjet mbas zgjedhjes së tij, shumë biejnë dakord që Donald Trump asht nji zgjedhje e pazakontë për President. E çuditshme asht gjithashtu që nji lider i nji vendi të jetë shfaqë në nji video porno (Po, po. Trump asht shfaqë aty, nëse nuk e keni ditë).

Presidenti aktual i SHBA’ve bani nji paraqitje në nji film eksplicit të Playboy në vitin 2000, të zbuluem nga BuzzFeed News. Filmi “Centerfold” ban fjalë rreth binjakeve Bernaola që udhëtojnë në vend në kërkim të nji bukuroshi për të gjetë Playmate’in (shok loje) e parë të mijëvjeçarit të ri.

Simbas BuzzFeed, në këtë film ka skena ku femnat shfaqen plotësisht cullah tue pozue në pozicione seksuale, tue vallëzue deshun, tue prekë veten deshun, tue prekë njana-tjetrën deshun dhe tue fërkue mjaltë në vetat e tyne.

Dhe, kur shfaqet Donald Trump? Ai shfaqet në skenën ku i mirëpret “shokët” në vizitën e tyne në New York, tue hapë nji shampanjë në limuzinë dhe tue e derdhë atë në llogon e Playboy. Ai thotë: “Bukuria asht bukuri, dhe të shohim çka ndodh në New York”.

Shperndaje në: