Le Pen e shokueme: Qysh Thaçi me u ulë mbrapa Macron’it, ndërsa Vucic me u trajtue në atë mënyrë (video)

Politikanjua franceze e ekstremit të djathë, Mari Le Pen, ka thanë se asht ndje e shokueme me trajtimin që i asht ba presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, gjatë ceremonisë së organizueme në Francë për nderë të triumfit në Luftën e Parë Botnore.

“Isha shumë e shokueme me mënyrën se si u trajtue të Diellën presidenti i Serbisë, përderisa presidenti i Kosovës, nji shtet që nuk kishte egzistue përgjatë viteve 1914 dhe 1918, ishte mbrapa Emmanuel Macronit. E në këtë luftë Serbia kishte humbë shumë njerëz”, ka thanë Le Pen në ni  intervistë për France Inter.

Shperndaje në: