Arrihet marrëveshja për Brexit (foto)

Theresa May ka thirr nji takim të posaçëm të kabinetit të Mërkurën për me diskutue projekt-marrëveshjen për Brexit.

Nji burim nga kabineti ka thanë për BBC’s se asht ra dakord në nivel teknik nga zyrtarët e të dyja palëve mbas bisedimeve intensive këtë javë.

‘The Sun’ raporton se çdo ministri i asht kërkue me pasë takim kry me krye me Theresa May këtë të Martë në mbramje, shkruen Syri.net.

E ardhmja e kufinit irlandez ka qenë çashtja e fundit e madhe që duhej zgjidh në negociata.

Ma parë, ministrat thanë se kishin me botue nji “deklaratë të plotë ligjore” përpara se deputetët me votue për ndonji marrëveshje.

Shperndaje në: